Politika

Meta në Mal të Zi: Markoviç, projekte konkrete në mbështetje të zonave ku banojnë shqiptarë

Presidenti Ilir Meta, në vijim të vizitës së tij në Mal të Zi u prit në takim nga kryeministri Dushko Markoviç. Meta përgëzoi Markoviç për përparimin që ka shënuar Mali i Zi, duke u ndalur gjerësisht tek procesit të integrimit europian.

Gjatë takimit, Meta shprehu dëshirën, që bashkëpunimi i mirë që ekziston midis dy vendeve të përshpejtohet dhe të thellohet më tej në të gjitha fushat, duke patur si objektiv parësor ndërlidhjen gjithnjë e më të mirë mes qytetarëve në të dy anët e kufirit.

Mes të tjerash kreu i Shtetit inkurajoi përcaktimin e prioriteteve të qarta dhe ndjekjen e projekteve konkrete në fushën e infrastrukturës, mjedisit, ujërave, turizmit, etj., që i japin përmbajtje dhe shprehin vullnetin e ndërsjelltë politik për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Po ashtu Meta apeloi për një përfaqësim më përfshirës dhe më të drejtë të shqiptarëve në institucionet qendrore dhe lokale të Malit të Zi.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri i Malit të Zi e informoi Metën për disa projekte konkrete në mbështetje të zonave ku banojnë shqiptarë, siç është ndërtimi i rrugës Tuz-Grabon, rikonstruksioni i shkollës së fshatit Dacaj në Rozhajë, përmirësimi i infrastrukturës rrugore në Plavë dhe Guci, hapja e disa pikave kufitare në këtë zonë si edhe në Ulqin, punësimi i shqiptarëve në institucionet qendrore dhe lokale, etj. Meta shprehu kënaqësinë që faktori shqiptar në Mal të Zi vazhdon të kontribuojë pozitivisht dhe në mënyrë të qëndrueshme në të gjitha proceset demokratizuese dhe zhvillimore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button