Home / Rajoni / Konservatorët e ”Gerb”-it fitojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Konservatorët e ”Gerb”-it fitojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

bullgariPartia konservatore ”Gerb” e ish-kryeministrit bullgar, Bojko Borisov fitoi dje zgjedhjet e parakohshme parlamentare me 32,6 për qind të votave dhe me diferencë të thellë nga shtatë partitë e tjera që futen në parlament, sipas rezultateve paraprake jopërfundimtare. Partia Socialiste e teknokratit Plamen Orecharski mori 15,29 për qind të votave, pas numërimit të 94 për qind të tyre. ”Partia e minoritetit mysliman, MDL, mori 14,91 për qind të votave dhe mund të kalojë Partinë Socialiste”, sipas zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Cvetozar Tomov. Partitë e tjera që fituan ishin Blloku Reformator (8,91), Fronti Patriotik (7,32), Bullgaria pa Censurp (5,58), Ataka (4,56) dhe ABV e ish-presidentit Georgi Parvanov me 4,18 për qind të votave.

Leave a Reply

%d bloggers like this: