Bota

Dorëhiqet diplomati i DASH për çështjet evropiane, Wess Mitchell

Jep dorëheqjen Wess Mitchell, diplomati kryesor për çështjet evropiane në Departamentin e Shtetit, siç raporton The Washington Post. Dorëheqja e tij vjen në një kohë mosmarrëveshjes mes Uashingtonit dhe kryeqyteteve evropiane lidhur me tregtinë, shpenzimet e mbrojtjes dhe tërheqjen e SHBA nga marrëveshja bërthamore e Iranit.

Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, 41-vjeçari Mitchell përmendi arsyet personale dhe profesionale në një letër të dorëheqjes të 4 janarit, që i paraqiti Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo. Dita e tij e fundit si ndihmës sekretari i shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike është 15 shkurt.

Në letrën e tj të dorëheqjes, diplomati më i lartë për çështjet evropiane shtoi se nuk po largohej nga departamenti për shkak të vendimeve të politikës së jashtme, duke lavdëruar udhëheqjen e Pompeos.

Ai shkruan në letër se “ndërsa administrata bëri vitin e saj të dytë, e ndiej se kam përmbushur atë që kisha si objektiv kur mora këtë post,” duke përmendur zhvillimin e një strategjie për Evropën si dhe ndihmën për zotin Pompeo, i cili pasoi në detyrë ish-sekretarin Rex Tillerson që u shkarkua në mars të këtij viti.

“Ka ardhur koha, – shkruan zoti Mitchell, – që të jem më pranë familjes time të re, e cila gjatë disa muajve të fundit ka kaluar shumë ditë pa mua”.

Sakaq, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Robert Palladino deklaroi se Mitchell ka qenë një udhëheqës efektiv” dhe një “mik i mirë për aleatët dhe partnerët tanë në Evropë”.

Në shtator 2017, zoti Mitchell u bë i pari ndihmës sekretar i shtetit në administratën Trump i konfirmuar nga Senati dhe do të jetë i emëruari i parë i zotit Trump në këtë post që largohet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button