Kronika

Bashkëpunim strategjik Shqipëri-SHBA: Xhaçka pret gjeneralin amerikan Joseph Lengyel

Ministrja e Mbrojtes, Olta Xhaçka ka zhvilluar ditën e martë, më 22 janar 2019, një takim me komandantin e Byrosë së Gardave Kombëtare të SHBA, gjeneral Joseph Lengyel. Ky takim kishte në fokus bashkëpunimin strategjik në fusha të ndryshme midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Me komandantin e Byrosë së Gardave Kombëtare të SHBA, gjeneral Joseph Lengyel konfirmuam bashkëpunim strategjik, mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shprehet Xhaçka për këtë takim.

“Gjeneral Lengyel vlerësoi praninë e Forcave të Armatosura shqiptare në misionet e përbashkëta. Eksperienca shumë e mirë e punës me aleatin tonë do të vijojë në trajnime, stërvitje, kibernetikë dhe në emergjencat civile”, tha ministrja e Mbrojtes, Olta Xhaçka.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button