Kronika

Mbyllet afati: Në Presidencë depozitohen 30 emra për guvernator

0401-PRESIDENCA-1-660x301Skadon afati i vendosur nga Presidenti i Republikës për të dorëzuar CV-të për guvernator të Bankës së Shqipërisë. Janë mbi 30 persona që kanë shfaqur interes që nga 19 shtatori kur kreu i shtetit, Bujar Nishani, hapi garën për zëvendësuesin e Ardian Fullanit, një ditë pasi Kuvendi e shkarkoi atë. Kreu i shtetit ka bërë të qartë se numri një i Bankës së Shqipërisë do të jetë shtetas shqiptar dhe jo i huaj, siç i ka propozuar Kryeministri. Sipas mediave, Edi Rama gjatë takimeve të tij me Presidentin, ka hedhur në tryezë emrin e argjentinasit Mario J. Blejer, për të pasuar Fullanin, por propozimi është hedhur poshtë nga Nishani. Aplikimet për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës, të hapura nga Kryeministri, u mbyllën më 30 shtator. 150 persona me përvojë pune ndërkombëtare, aplikuan për vendet e lira në këtë strukturë të rëndësishme të bankës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button