Home / Ekonomia / Reportazh i Al Jazeera: ‘Perlë e fshehur’ ka kuptim për Shqipërinë

Reportazh i Al Jazeera: ‘Perlë e fshehur’ ka kuptim për Shqipërinë

Të shumta janë mediat botërore që po shkruajnë për turizmin shqiptar. Vetëm në këtë fillim viti 2019, kemi pasur artikuj të shumtë nga media prestigjioze si Washington Post, Corriere, Stuff.nz, FT, The Guardian.

Këtë herë në programin e njohur të medias Al Jazeera, ‘Udhëtari”, shpalosen bukurinë natyrore të Shqipërisë. Reportazhet të cilat po marrin shumë klikime, janë realizuar përmes tre pjesëve, të cilat nisin me veriun e Shqipërisë, një pjesë e Kosovës, dhe zbresin më poshtë deri në Krujën historike.

Në episodin e parë:  Alpet Shqiptare të largëta dhe të thyera, Pazari Krujës, Muzeu Skënderbej, mahnitësi Liqeni i Komanit, Liqeni i Shkodrës, Kalaja e Rozafës, zip-line në Kosovë.
Pjesa e dytë flet për të gjithë qytetet pjesë të trashëgimisë botërore Unesco si Berati, Gjirokastra etj.

Në episodin e dytë: 1001 dritaret e qytetit të Beratit, Tirana, Muzeu Marubi i fotografisë në Shkodër, Gjirokastra , burimet termale të Benjës, Pranvera mahnitëse e Syrit të Kaltër , raftin në Vjosë.

Ndërsa pjesa e tretë bën një reportazh të plotë të bregdetit shqiptar, sipas tyre të “deteve të smeralda”.

Në episodin e tretë: dete të smeralda, plazhet e pacenuar të bregut jugor të Shqipërisë, Saranda, kultura e madhe ushqimore e Shqipërisë, e kaluara komuniste, Porto Palermo, qyteti antik i Butrintit etj.

“‘Perlë e fshehur’ është një fjalë e tepruar, por kur flasim për Shqipërinë, të dyja fjalët kanë kuptimin të vërtetë. Duke u mbyllur nga bota për dekada të tëra, të sunduar nga forcat despotike, Shqipëria hapi dyert e saj vetëm një çerek shekulli më parë. Pas rënies së komunizmit, Shqipëria u zbulua menjëherë në botë. Shpella malore, jashtëzakonisht të pasura me ujë blu të thellë që rrjedh nëpër lumenjtë e këtij vendi, burimet e nxehta, një shpirt mesdhetar, njerëzit më miqësorë dhe trashëgimi historike shumë interesante; kështjella, rrënojat nga perandoritë e mëdha deri te bunkerët e mbetur në shekullin e kaluar.”- nis reportazhi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: