Home / Bota / UASHINGTON- Pompeo: Nuk tërheqim diplomatët nga Karakas, Manduro jo ”i ligjshëm”

UASHINGTON- Pompeo: Nuk tërheqim diplomatët nga Karakas, Manduro jo ”i ligjshëm”

 Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të tërheqin diplomatët e saj nga Karakas, siç kërkohet nga presidenti Nicolas Maduro, sepse administrata jonë nuk e njeh më atë si një president të ligjshëm, theksoi sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

“Nuk konsiderojmë se ai ka autoritetin ligjor për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara  të Amerikës ose të deklarojë ‘’non grata’’ diplomatët amerikanë’’, shtoi ai.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo thekson se ‘’Juan Guaido, i njohur si president i përkohshëm, e ka fituar misionin tonë për të qëndruar në Venezuelë”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: