Ekonomia

Mali i Zi promovon në Tiranë turizmin dimëror. Klosi: Paketa të përbashkëta turistike

Organizata Turistike Kombëtare e Malit të Zi dhe Ministria e Turizmit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm e Malit të Zi në bashkëpunim me ambasadën e Mali të Zi kanë promovuar dje në Tiranë, në hotel “Tirana Internacional”, turizmin dimëror në Malin e Zi, i cili ka filluar më 22 dhjetor 2018 dhe zgjat deri në fund të muajit mars 2019. Merrnin pjesë  ministri i Turizmit dhe Mjedisit, z.Blendi Klosi, Ambasadori i Malit të Zi në Tiranë, z.Dushan Mrdovic, Zv.ministri i Turizmit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm të Malit të Zi, z.Qazim Hoxhiq, përfaqësuesja e   Agjencia Kombëtare Turistike e Malit të Zi,  znj.Ljiljana Çukiç, gazetarë, etj.

Konferenca u monitorua nga zonja   Ljiljana Çukiç e cila në fillin ja dha fjalën ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, z.Blendi Klosi, ku ky vlerësoi nivelin shumë pozitiv të marrëdhënieve midis dy vendeve tona ç’ka reflektohet edhe në marrëdhënien ne fushën e turizmit. Klosi tha se “Rajoni po kthehet në një atraksion të rëndësishëm turistik. Mali i Zi është më përpara, por edhe ne po pergatitemi për oferta turistike. Vitin që kaloi në vendin tone kanë rreth 6 milionë turistë të huaj ose 18% më shumë se një vit më pare. Rritje ka patur edhe nga turistët që kanë hyrë nga Mali i Zi. Kështu vitin që kaloi nga Mali i Zi kanë hyrë në vendin tonë mbi 360 mijë turistë dhe vetëm këtë muaj kanë hyrë mbi 17 mijë turistë të huaj, çka tregon se turizmi është urë bashkimi dhe ne do të bëjmë më shumë”.

Klosi theksoi se po punohet për paketa të përbashkëta turistike, në mënyrë që ata që vizitojnë Shkodrën të vizitojnë edhe Ulqinin. Apo për paketa turistike për liqenin e Shkodrës, lumin e Bunës dhe gjithë trashëgimitë natyrore, kulturore dhe kulinarisë që ka kjo zonë. “Oferta turistike e Shqipërisë dhe Malit të Zi, pothuajse tashmë është e rakorduar, një dakordësi 100% ndërmjet institucioneve shtetërore dhe komunitetit të biznesit”, tha ministri. Klosi shtoi se “do të duam shumë që turistët që vijnë në verë në Malin e Zi të kenë mundësi të vizitojnë Alpet e Shqipërisë, Kalatë, Shkodrën, Lezhën. Oferta jonë turistike duhet të jetë e përbashkët, oferta turistike duhet të përfshirë të dyja anët e kufirit”.

Në vazhdim Ambasadori i Malit të Zi, z.Dushan Mrdovic tha se “është rritur numri i turistëve nga Shqipëria dhe këtu luajnë rol edhe marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale midis dy vendeve. Megjithëse akoma nuk kanë dale treguesit, por mendohet se fitimi nga turizmi për vitin që kaloi është disa milionë euro. Vitin që kaloi kishim mbledhjen e perbashkët të dy qeverive, por edhe këtë vit do të kemi mbledhje të përbashkët të dy qeverive dhe do të flitet edhe për rezultatet në fushen e turizmit”. Ai nënvizoi se duhet të përfitojmë sa më shumë nga fondi IPA-Pulje, si financim për projekte të përbashkëta midis tre shteteve: Itali,  Mali i Zi dhe shqipëri”.

Kurse Zv.ministri i Turizmit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm të Malit të Zi, Qazim Hoxhiq nënvizoi rëndësinë që ka bashkëpunimi mes dy shteteve për të zhvilluar sektorin e turizmit. “Vitin që kaloi në 2018 patëm një rritje të suksesshme sa i përket shqiptarëve që bëjnë pushimet e tyre në Mal të Zi, por dhe anasjelltas . Fluksi më i madh është në sezonin dimëror”, tha ai. Dy vitet e fundit shumë shtetas të Malit të Zi, pushimet verore i kalojnë në Shqipëri”, tha ai.

Në vazhdim një prezantim më të hollësishëm kanë bërë drejtues të turizmit në Kolashin dhe agjensia turistike “Ekopler”. Ndërsa moderatorja e konferencës se znj. Ljiljana Çukiç, tha se “gjatë sezonit turistik 2017-2018, 18% e turistëve të ardhur në Malin e Zi ishin nga Shqipëria”.

Mali i Zi ka disa pista dimërore për zhvillimin e turizmit dimëror, pista te cilat prej dekatash terheqin turistë nga shumë vende të botës. Pistat janë në Zhabjak, Kaloshin, Nikshiq, etj. Psh në Kaloshin është pista “Kaloshin 1450 ski resort” vetem 15 minuta nga qyteti i Kaloshinit. Kapaciteti deri në 10 mijë skiatorë, me gjatësi 30 km. Ndërkohë po në Kolashin po investohet për një pistë tjetër, më moderne: “Kolashin 1600 ski resert”. Kjo pistë u hap pjesërisht më 29 dhjetor 2018, por deri në fund të shkurtit do të hapet me kapacitet të plotë. Teleferiku do të jetë me gjashtë lidhje, prodhuar nga prodhuesi më i madh në botë i teleferikëve. “Kaloshin 1600 ski resort” do të jetë një margaritar i ofertës turistike në Mal të Zi. Eshte shpallur tenderi dhe pritet hapja e tij për shpallur fituesin që do të bëjë lidhjen e qëndrave të skijimit “Kaloshin 1450 ski resort” me “Kaloshin 1600 ski resort”. Duhet thënë se ka 70 milonë euro projekte në fushën e  infrastrukturës turistike.

Çmimet në pistat e skijimit joshëse për të apasionuarit

Për pushuesit dimëror të apasionuar me sportin e skive apo shetitjeve në borë çmimet ditore janë të ndryshme, sipas moshave dhe natyrisht sipas pistave të skijimit.  

Keshtu në Zhabjak, në qëndrën skijore “Savin kuk” çmimi ditor për të rriturit është 12 euro për gjysmë dite dhe për fëmijët 8 euro. Kurse në qendrën e skijimit “Javorovaça” çmimi për ski ditore është 8 euro dhe për fëmijët 5 euro dhe po kaq është çmimi për skijimin natën.

Në Kalashin, në qedrën skijore “Kaloshin 1450 ski resort” çmimi ditor për të rritur është 15 euro kurse për fëmijët 11 euro. Kurse në “Kaloshin 1600 ski resort” çmimet ditore do të jenë duke filluar nga fëmijët e deri të rriturit nga 8 deri 15 euro.

Në qendrën skijore “Vuçje” të Nikshiqit çmimet ditore janë nga 5 euro për fëmijë deri në 10 euro për të rriturit. Kurse në skijoren “Hajlla-Rozhanë” çmimi ditor është 7 euro, qiraja për paisje të skijimit për një ditë 5 euro dhe çmimi i shkollës shtatë ditore të skijimit është 50 deri 60 euro.

Ja këto u thanë në ditën e prezantimit në Tiranë, më 23 janar 2019, në promovimin e turizmit dimëror nga zyrtarët e turizmit të Malin e Zi fqinjë. Kjo nuk ishte hera e pare. E disata herë.

Ded Kola

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button