Bota

Gjermania mbetet kundër ndryshimit të kufijve

Ndryshimi i kufijve të Kosovës është i papranueshëm për Berlinin, kështu është shprehur kancelarja gjermane Angela Merkel për presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Këtë deklaratë e ka shprehur në Davos të Zvicrës.

Sipas  “Koha Ditore”, nga burime të sigurta, takimi i mbajtur në margjinat e Forumit Botëror Ekonomik të Davosit është shfrytëzuar nga kancelarja gjermane mes të tjerash për t’ia qartësuar presidentit serb se pozicioni gjerman rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe marrëveshjes së paralajmëruar përfundimtare nuk ka ndryshuar.

Një burim i mirinformuar i ka thënë gazetës se në takim Merkeli ia ka kujtuar Vuçiçit pozicionin e Berlinit se ndryshimi i kufijve të Kosovës është i papranueshëm.

Korrigjimi i kufijve apo këmbimi i territoreve është i papranueshëm për Qeverinë gjermane, ka thënë burimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button