Ekonomia

Shell tërhiqet nga kërkimet për naftë në Zagori

Kompania e kërkimit të naftës Shell ka deklaruar se nuk do të kryejë kërkim në zonën e mbrojtur të Zagorisë.

“Pavarësisht rezultateve të studimit sizmik që kompania planifikon në Bllokun 4, Shell nuk do të kryejë aktivitete kërkuese, shpuese në nënzonën e mbrojtur të Zagorisë, e cila gëzon një mbrojtje të veçantë nga legjislacioni shqiptar,” tha drejtori i kompanisë Shell në Shqipëri, Z. Rohan D’Souza

Deklarata erdhi pas protestave të banorëve të zonës, të cilët u ankuan për efektin që do të kishin këto punime në zonën e mbrojtur.

Shell, një nga kompanitë më të mëdha globale në fushën e kërkimeve për naftën në datën 9 shkurt 2012, mori interesat e dy blloqeve ekzistuese kërkimi në tokë me vendndodhje në jug të Shqipërisë Qendrore (Blloqet 2-3) të mbajtura nga Petromanas. Në qershor të vitit 2013, Shell dhe Petromanas ranë dakord për një kalim të dytë interesash, i cili rezultoi në marrjen e 75% të interesave të Bllokut 2-3 nga Shell.

Në shkurt të vitit 2016, Shell fitoi 25% të interesave të mbetura të Petromanas dhe u bë operator i KNP për Blloqet 2-3 në datën 1 mars 2016. Që në atë moment, ka shpuar pusin Shpirag 3 dhe në fillim të 2018-s nisi shpimin e një pusi të ri, pusin Shpirag 4.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button