Maqedonia

Zijadin Sela: Kërkojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare

“Aleanca për Shqiptarët (ASH) në vazhdimësi ka qenë dhe është deklaruar për zgjedhje të parakohshme parlamentare, këtë e kemi thënë pas referendumit, e kemi thënë pas ndryshimeve kushtetuese dhe vazhdojmë ta themi edhe tani. Janë shumë elemente në lidhje me atë se pse duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ideja ose një ndër argumentet që të mos shkohet në zgjedhje që po përdoret, ajo është data e bisedimeve për të hyrë në Bashkimin Evropian, nuk mban. Mendoj që shkaku se pse duhet të shkohet në zgjedhje është shumë më i madh se sa argumentet politike që i përdorin politikanët”, deklaroi Zijadin Sela, kreu i Aleances për Shqitparët në Maqedoni.

Sela më tej shtoi se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të ishin forma më e mirë përmes së cilës funksionarët aktual do të zhvisheshin nga pushteti dhe forca politike dhe do të përgjigjeshin para organeve të drejtësisë.

“Qytetarët duhet të kërkojnë zgjedhje të parakohshme sa më shpejtë, sepse zgjedhjet e parakohshme duhet të jenë momenti për të jetësuar atë sloganin e atij gjysmë revolucioni që u bë dhe që solli në qeverinë e re dhe ndryshimet e reja. Sllogani ishte “nuk ka drejtësi, nuk do të ketë paqe”, ne për fat të mirë sot kemi paqe por nuk kemi drejtësi. Dhe prandaj zgjedhjet do të jen forma më e mirë që qytetarët me votën e tyre ti largojnë nga pozicionet funksionarët dhe partiakët e korruptuar, subjektet politike të korruptuara deri në fyt, të cilat, sidomos te shqiptarët i kanë futur në një monizëm 17 vjeçar. Forma më mirë që ata të përgjigjen para organeve të drejtësisë është që të zhveshën nga pushteti dhe nga forca politike që populli ua ka dhënë. Prandaj qytetarët duhet të jenë për zgjedhje. Aleanca për shqiptarët është për zgjedhje të parakohshme në një mënyrë që të gjithë ata që e kanë kapur sistemin e drejtësisë menjëherë pas zgjedhjeve të përgjigjen para organeve të drejtësisë”, deklaroi Sela.

Ndërsa sa u përket zgjedhjeve presidenciale, Sela tha se akoma nuk është marr ndonjë vendim në organet e partisë së tij, megjithatë tha se është koha për një president i cili ka vlera dhe vizion për të ardhmen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button