Home / Sporti / Shuhet mjeshtri i triblimit Vasillaq Zëri

Shuhet mjeshtri i triblimit Vasillaq Zëri

Një nga futbollistët më të mirë shqiptarë të viteve ’70-’80 Vasillaq Zëri është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Zëri u shfaq me talentin e tij të padiskutueshëm si sulmues në mesin e viteve ’70 me Shkëndijën, skuadrën e futbollit të IKF “Vojo Kushi”, për të kaluar më pas tek Dinamo për rreth një dekadë e gjysëm. Bashkë me yjet e tjerë të futbollit shqiptar, Ilir Përnaska, Shyqyri Ballgjinin, Mujo Targaj, Ilir Luarasi, Andrea Marko,  etj, Zëri i dhuroi Dinamos pesë tituj kampionë dhe tre Kupa të Shqipërisë. Gjatë kësaj kohe ai ishte i padiskutueshëm edhe në 11-shen e kombëtares shqiptare. Në respekt të kontributit të tij Federata Shqiptare e Futbollit organizon edhe një Kupë në emër të Vasillaq Zërit.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-futbollistit të Kombëtares, Vasillaq Zëri. Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë shprehu ngushëllime për humbjen.

“Pernaska – Zëri – Ballgjini ishte treshja sulmuese më spektakolare në historinë e futbollit tonë dhe ndarja nga jeta e Llaq Zërit, është ndarje me një pjesë të pandashme të asaj historie të gjallë për ne, përveçse edhe humbja e një miku gjithnjë të buzëqeshur. Lamtumirë Llaq dhe qoftë i paharruar kujtimi yt, një ngushëllim i veçantë për të afërmit, shokët dhe admiruesit e tu të panumërt”, shkruan Rama.

Leave a Reply

%d bloggers like this: