Bota

Kriza në Venezuelë: SHBA do kërkojë nga KS njohjen e Guaidos

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo do t’u kërkojë vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të njohin udhëheqësin e opozitës Juan Guaido si president i përkohshëm i Venezuelës gjatë një takimi urgjent të 26 janarit, tha Departamenti i Shtetit.

“Sekretari Pompeo do t’u kërkojë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit dhe Bashkësisë Ndërkombëtare të mbajnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare duke njohur Juan Guaido si presidentin kushtetues të përkohshëm të Venezuelës dhe do të kërkojë mbështetje për qeverinë kalimtare në përpjekjen e tyre për të rivendosur demokracinë dhe sundimin e ligj “, thuhet në deklaratë.

Takimi i Këshillit të Sigurimit u kërkua nga Shtetet e Bashkuara pasi SHBA-ja dhe një numër vendesh në rajon thanë se e njohin Guaidon si kreun e përkohshëm të Venezuelës, si dhe i kërkuan presidentit të kontestuar, Nicolas Maduro të largohej.

Takimi i Këshillit prej 15 anëtarësh u kërkua nga Shtetet e Bashkuara pasi SHBA-të dhe një numër vendesh në rajon thanë se e njihnin Guaidon si kreun e shtetit dhe i kërkuan Presidentit të kontestuar Nicolas Maduro të largohej.

Maduro është kritikuar për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe për trajtimin e e ekonomisë së Venezuelës.
Kërkesa ndaj Këshillit të Sigurimit përballet me kundërshtimin nga Rusia e cila ka shprehur mbështetje për aleatin e saj Maduro. Kur u pyet më 24 janar nëse Këshilli duhet të takohet për Venezuelën, Ambasadori i Rusisë Vassily Nebenzia tha: “Unë nuk mendoj kështu, kjo është çështje e brendshme e Venezuelës”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button