Politika

Ekaterina Zaharieva: Jemi gati të përkrahim Shqipërinë të anëtarësohet në BE

Zëvendëskyreministrja dhe ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva pranoi ambasadoren e re të Shqipërisë në Bullgari Donika Hoxha për vizitën e saj të pare në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Zaharieva nënvizoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet të dyja shteteve dhe tha se së shpejti priten konsultime politike mes të dyja ministrive, në qendrën e të cilave do të jetë integrimi evropian i Shqipërisë. “Ato mund të shoqërohen me forum biznesi, sepse tregtia, investimet dhe turizmi akoma nuk janë në nivelin ku dëshirojmë dhe ku kemi synim”, tha ajo. Në bisedë Zaharieva nënvizoi se Bullgaria vazhdon të jetë angazhuar në mënyrë aktive me integrimin evropian të Shqipërisë.

Ambasadorja Hoxha falënderoi për përpjekjet e shtetit tonë të lidhura me perspektivën evropiane të Shqipërisë. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button