Kronika

Tahiri ankimon zgjatjen e hetimeve: Justifikime të paarsyeshme

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka ankimuar zgjatjen e hetimeve ndaj tij me 3 muaj të tjerë dhe kërkon që dosja të shkojë në gjykatë në mënyrë qe të jepet verdikti final i drejtësisë.

Kujtojmë se pas skadimit të afateve për përfundimin e hetimeve për ish-ministrin, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të zgjasë hetimet me tre muaj të tjerë.

Shkak për shtyrjen e hetimeve, sipas Prokurorisë vjen për disa veprime të tjera hetimore. Prokuroria deklaron se pritet përgjigjja për ndihmë juridike nga Mali i Zi dhe përkthimi i akteve të marra nga Italia.

“Nga zgjatja me 5 herë e afatit të hetimit, konkludojmë se Prokuroria nuk ka asnjë konsideratë as për; a) rëndësinë dhe vlerën provuese të përgjigjeve që pret prej letërporosive, b) lidhjen e këtyre përgjigjeve me ndonjë fakt penal, c) mundësinë që këto përgjigje të ishin marrrë më përpara qoftë nëpërmjet letërporosive qoftë nëpërmjet veprimeve të tjera hetimore, dhe d) mundësinë që këto prova e përgjigje të merren në një afat më të shkurtër se sa afati 3 mujor  i kërkuar nga Prokuroria për zgjatjen e hetimeve. “  -thuhet në

“Sa më sipër, dëshmon se zgjatja e afatit nga ana e organit të Akuzës  për të 5-tën herë, bëhet vetëm me qëllimin për të zvarritur hetimet dhe për të vonuar dhënien e drejtësisë.” Vijohet më tej në ankimin e ish ministrit Tahiri.

Hetimet ndaj ish-ministrit nisën në tetor të vitit të kaluar, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur disa herë afat e hetimet, pasi nuk ka mundur të sigurojë të gjitha provat që implikojnë Tahirin në trafikun e drogës me Habilajt.

Në 12 Maj, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda caktoi masën e sigurisë arrest shtëpie për Tahiri, vendim i cili u prish nga Gjykata e Apelit dy javë më vonë.

Aktualisht Saimir Tahiri po hetohet në gjendje të lirë. Ish-Ministri i Brendshëm akuzohet se ka bashkëpunuar me grupin e Habilajve për trafikim të lëndëve narkotike dhe shpërdorim detyre. Pavarësisht akuzave, Tahiri gjithmonë i ka mohuar ato. Ndërsa prokuroria e Katanias pak muaj më parë vendosi pushimin e hetimeve pasi nuk gjeti prova për përfshirjen e Tahirit në trafikun e drogës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button