Bota

SHBA, zgjedhjet presidenciale 2020, Kamila Harris nis fushatën

“Jam vajza e një babai xhamajkan dhe nënë indiane. Rrugëtimi im është një ëndërr që është realizuar në Amerikë dhe dua t’i jap zë të gjithë atyre që nuk duhet të lihet të luftojnë vetëm’.

Me këto fjalë senatorja demokrate Kamala Harris, 54 vjeç, i ka dhënë udhë fushatës së saj elektorale për zgjedhjet presidenciale të 2020, përpara mijëra njerëzve në Oaklandin e saj, fortesa anti-Trump në Californi.

’Do të luftoj për të gjithë, askush nuk do jetë i padukshëm’, tha ajo që konsiderohet si gruaja e Barack Obamës.
’Amerika është shumë më e mirë se ajo që shohim sot. Kjo nuk është Amerika jonë. Duhet të themi të vërtetën dhe të luftojmë për të vërtetën’ ka thënë Harris duke bërë goditjen e saj të parë, të vështirë, kundër Donald Trump si kandidate presidenciale.

’Jemi në një pikë, ku duhet të bashkohemi për të mbrojtur vlerat tona kundër atyre që duan të na shkatërrojnë’, ka qenë apeli i saj përpara turmës që përsëriste pa pushim emrin e saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button