Politika

Vuçiq vjen në Tiranë në datat 7 dhe 8 mars

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do vizitojë Tiranën në datat 7 dhe 8 mars.

Vizita e kreut të shteit serb do zhvillohet në kuadër të punimeve të Samitit të Brdo-Briunit. Situata në rajonin e Ballkanit dhe marrëdhëniet mes vendeve do të jenë temë e diskutimeve në këtë Samit. Pjesëmarrjen dhe vizitën në kryeqytetin shqiptar e ka konfirmuar vetë presidenti serb gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor. Vuçiç tha se Samiti do të jetë një takim i rëndësishëm për të gjithë rajonin.

Gjatë diskutimeve me presidentin slloven, presidenti Vuçiç ka theksuar se për rishikimin e territorit me Kosovën duhet të dëgjohen dhe interesat e shqiptarëve, ndërsa Pahor ka vënë theksin te impakti që do të krijojë në rajon. Marrëveshja Kosovë-Serbi, por edhe tema e nxehtë e kufijve mësohet se do të jetë në fokus të diskutimeve në Samit. 

Kjo do të jetë vizita e dytë e Vuçiç në Shqipëri, por e para si president. Në maj 2015 ai vizitoi Tiranën në cilësinë e kryeministrit të Serbisë, ndërsa disa muaj më parë, në nëntor 2014, kishte qenë kryeministri Edi Rama ai që vizitoi Beogradin./bota sot/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button