Kronika

Filluan transmetimet në bullgarisht në eterin e televizionit shqiptar

Më 28 janar për herë të parë në eterin e televizionit shqiptar u transmetuan lajme në gjuhën bullgare. Kështu u vu zyrtarisht fillimi i programit prej gjysmë ore për minoritetin bullgar në Shqipëri. Programi në gjuhën bullgare do të transmetohet çdo ditë nga ora 17.30 në programin e dytë. Në transmetimet e para do të ketë vetëm lajme në bullgarisht, por së shpejti do të përgatiten edhe video të ndryshme për Bullgarinë, të siguruara nga Televizioni Kombëtar Bullgar.

Qëllimi është që në të ardhmen të transmetohen edhe materiale për jetën e pakicës bullgare në Shqipëri. Ambasada bullgare në Tiranë arriti marrëveshje me RTSH-në që në program të përfshihet moduli “Unë mësoj gjuhën bullgare” – një program i përbashkët i BNT-së dhe i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Bullgarisë. Kjo do t’i ndihmojë bashkatdhetarët bullgarë për të mësuar gjuhën bashkëkohore bullgare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button