Home / Politika / Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren, kërkojnë praninë e Ramës

Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren, kërkojnë praninë e Ramës

E enjtja ka rikthyer seancën parlamentare e cila është shënuar mes tensionesh të forta. Pas një pushimi prej 30 minutash të kërkuar që në nise të seancës nga demokratët, kreu i tyre Lulzim Basha ka nisur akuzat se salla e seancave është kthyer në një bodrum krimi që vetëm populli mund ta pastrojë. Tensionet janë shtuar edhe më tepër kur fjalën e ka marrë ministrja e ekonomisë Anila Denaj dhe deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren me argumentin se ministrja duhet t’u përgjigjet pyetjeve të opozitës dhe jo të bëjë pasqyrim të të ardhurave.

Pas përfundimit të fjalës së ministres Denaj kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, është konfliktuar verbalisht me deputetin Ulsi Manja, madje dhe me fjalor fyes. Ndërsa për Taulant Ballën ministrja e re e Financave, Anila Denaj, mori fjalën për të dhënë një këndvështrim të saj të atyre që kërkoi opozita.

Opozita ka lëshuar akuza edhe lidhur me investigimin e publikuar së fundmi për blerje votash, duke kërkuar që në sallën e seancave të jetë i pranishëm edhe kryeministri Rama.

Leave a Reply

%d bloggers like this: