Home / Rajoni / Maqedonia / Gjermania jep dritën jeshile për pranimin e Maqedonisë në NATO

Gjermania jep dritën jeshile për pranimin e Maqedonisë në NATO

Një tjetër lajm i mirë për shtetin e Maqedonisë vjen nga  Gjermania, e cila është shprehur pozitive për pranimim e Maqedonisë në NATO.

“Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është me rëndësi të madhe për sigurinë e hapësirës euro-atlantike si dhe impuls i rëndësishëm për stabilizimin e mëtejmë të Ballkanit Perëndimorë ”, thuhet në njoftimin e qeverisë gjermane.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Atlantike të Veriut, Jens Stoltenberg ka kërkuar nga 29 vendet anëtarë të nënshkruajnë protokollin e anëtarësimit.

Stoltemberg, tha se pasi 29 vendet të ratifikojnë protokollin, do të mund t’i urojnë Maqedonisë së Veriut mirëseardhje si anëtarja e 30-të.

Kujtojmë se gjatë  ditës së djeshme edhe Bullgaria dha dritë jeshile për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Leave a Reply

%d bloggers like this: