Politika

Rama mbron Thaçin: Berisha furnizoi me naftë kasapin e Beogradit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të ish kryeministrit Sali Berisha për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se Berisha furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit dhe shpalli terroristë luftëtarët e UÇK.

“Furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit. Bëri thirrje për të refuzuar Rambujenë. Shpalli terroristë marksistë-leninistë luftëtarët e UÇK. Ibrahim Rugova s’denjoi t’i fliste më derisa vdiq. Sot e quan Presidentin e Kosovës argat albanofob të Beogradit! Vesi del me shpirtin”- shkruan Rama në Twitter.

Edi Rama@ediramaal

Furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit. Bëri thirrje për të refuzuar Rambujenë.Shpalli terroristë marksistë-leninistë luftëtarët e UÇK. Ibrahim Rugova s’denjoi t’i fliste më derisa vdiq. Sot e quan Presidentin e Kosovës argat albanofob të Beogradit! Vesi del me shpirtin.1

Kujtojmë se gjatë një prononcimi televiziv, ish kryeministri Sali Berisha refuzoi ftesën për debat me presidentin Hasshim Thaçi duke e konsideruar si albanofob.

“Po të jetë për debat, para një argati shqipfolës albanofob, dhe një patroni të tij në Beograd, për ballafaqim do të preferoja këtë të fundit. Këtë e kam shprehur edhe më parë”, ka thënë Berisha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button