Home / Bota / Paralajmërohet qeveria turke: Mos blini ar nga Venezuela

Paralajmërohet qeveria turke: Mos blini ar nga Venezuela

Qeveria turke paralajmërohet që të mos blejë ar nga Venezuela me dyshimin se ai mund të përfundojë në Iran, gjë që do të shkelte sanksionet amerikane, raporton rrjeti britanik BBC.
Paralajmërimi erdhi pas raportimeve se Venezuela eksportoi pothuajse 900 milionë dollar ar në Turqi me pretendimin se do të rafinohej atje për t’u kthyer me pas në Venezuelë, edhe pse nuk ka të dhëna për rieksportimin e tij.

Sipas BBC, avionët private rusë dhe turq duket se kanë udhëtuar për në Caracas ditët e fundit. Ankaraja këmbëngul se tregtia e saj është në përputhje me rregulloret ndërkombëtare.
Qeveria e Venezuelës akuzohet nga kundërshtarët për nxjerrjen e arit në një mënyrë të paligjshme dhe të dëmshme për mjedisin, ndotjen e tokës dhe drejtimin e rrjeteve të krimit të organizuar për të kontrolluar minatorët e vegjël, shpesh me dhunë të rëndë.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e ka mbështetur fort presidentin venezuelian Nicolás Maduro, i cili po përballet me një sfidë në rritje politike.

Marrëdhëniet politike midis Turqisë dhe Venezuelës kanë lulëzuar që nga viti 2016, me katër vizita në Turqi nga Z. Maduro dhe një vizitë në Venezuelë nga Presidenti Erdogan në vitin 2018 – i pari i një presidenti turk në këtë vend. Venezuela ka rezervat me të mëdha të naftës në botë, por është shumë e pasur edhe në rezerva ari, ndonëse për shkak të korrupsionit, banorët po kalojnë një situatë shumë të rëndë varfërie.

Leave a Reply

%d bloggers like this: