Arteroze

Ava Max, ylli më i ri shqiptar në tregun e huaj muzikor

”Sweet but Psycho”, kjo këngë i ka kaluar 100 milionë shikime në Youtube, duke marrë parasysh stilin dhe zërin e këngëtares Ava Max.Në fakt emri i saj i lindjes është Amanda Ava Koçi dhe ajo ka lindur nga dy prindër shqiptarë përkatësisht nga Tirana dhe Saranda, emigrantë në SHBA. Karriera e Ava si kantautore u zhvillua në SHBA.

Vajza e talentuar nga Shqipëria është tanimë në gjurmët e të tjerave si Rita Ora, Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Era Istrefi.

”Sweet but Psycho” është kënga, të cilën e ka bërë atë të njohur dhe që Ana e ka shkruar vetë. Megjithëse ajo është kritikuar që videoklipi i saj përmban disa skena dhune, sërish mbetet një nga këngët më stil dhe që aktualisht ka aq sukses sa është kryesuese e listave në 15 vende të botës, duke përfshirë Suedinë, Finlandën apo Norvegjinë.

“Sweet but Psycho” është kënga e saj e tretë, por ndërkohë Max është paraqitur edhe në albumin e 7 të David Guetta me “Let it be me”.

Përsa përket etnisë së saj Ava Max ka deklaruar që është 100 përqind shqiptare dhe që dëshiron po ashtu t’i kthehet komunitetit shqiptar sa më parë të mundet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button