Kronika

Gjeneral brigade Albert Mullai emërohet komandant i Forcës Tokësore

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka mori pjesë sot në ceremoninë e ndërrimit të komandantëve të Forcës Tokësore.

Gjeneral brigade Albert Mullai mori sot detyrën e komandantit të Forcës Tokësore duke zëvendësuar gjeneralmajor Nazmi Cahani, i cili e mbajti këtë post për më shumë se 3 vjet.

Ministrja Xhaçka thekson se vlerësimi i profesionistëve dhe njerëzve të përkushtuar është motoja e punës në FA.

“Puna e palodhur, përkushtimi, profesionalizmi gjithmonë do të shpërblehen. Kjo është motoja e punës sonë, është motoja e punës sime është objektivi i punës sime është objektivi që ne i kemi vënë vetes dhe është standardi i panegociueshëm që ne do të zbatojmë në të gjitha strukturat e FA. Por puna dhe zhvillimi më tej i Forca Tolësore nuk ka përfunduar dhe kemi shumë sfida të tjera përpara”, shprehet Xhaçka.

Më tej Xhaçka shtoi se “dua t’i shpreh dhe dua ta siguroj gjeneral Mullain se në Ministrinë së Mbrojtjes dhe në Shtabin e Përgjithshëm do të keni gjithë mbështetjen e duhur për të realizuar qëllimin tonë të përbashkët, përmbushjen e misionit që i është ngarkuar Forcës Tokësore dhe Forcave të Armatosura në përgjithësi”. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button