Bota

Pas SHBA, edhe Putini largohet nga marrëveshja INF

Pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për t’u larguar nga marrëveshja atomike INF, presidenti Putin reagoi duke u tërhequr po ashtu prej saj. Ai dha dritën jeshile për zhvillimin e raketave të reja.

Ishte një hap që pritej: Presidenti rus, u largua menjëherë nga marrëveshja pas vendimit të amerikanëve për largimin nga marrëveshja për kufizimin dhe ndalimin e armëve atomike, INF. Presidenti rus e deklaroi këtë në televizionin rus në një ta

kim të zhvilluar me ministrin e Jashtëm Sergej LAvrov dhe ministrin e Mbrojtjes, Sergej Shoigu. Putin akuzoi SHBA për shkelje të marrëveshjes së arritur në kohën e Luftës së Ftohtë që detyronte vendet për heqjen dorë nga ndërtimi i raketave atomare me rreze të mesme veprimi. Putin i tha ministrit të Mbrojtjes të mos zhvillojë më bisedime me amerikanët për çarmatimin.

“Ne do të presim derisa partnerët tanë të piqen aq sa të zhvillojnë një dialog të barabartë, përmbajtësor me ne për këtë temë të rëndësishme”, tha Putin. Presidenti pranoi propozimin e ministrit të Mbrojtjes për zhvillimin e raketave të reja, mes tyre edhe ato supersonike. Në të njëjtën kohë ai tha se Rusia nuk do të lejojë “të tërhiqet në një garë të re, me shpenzime të larta të armatimit.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button