Home / Rajoni / Gjermania është partnerja më e madhe tregtare e Bullgarisë

Gjermania është partnerja më e madhe tregtare e Bullgarisë

Gjermania është partnerja më e madhe tregtare e Bullgarisë, e preferuar prej 43% nga firmat tona, tregon një studim i dhomës Tregtare-Industriale Bullgare. Gjatë vitit 2018 Gjermania ka qenë e dyta pas Kinës, por për shkak të mosmarrëveshjeve tregtare me Shtetet e Bashkuara, barriera gjuhësore dhe distanca e madhe ajo mbetet mbrapa në zgjedhjen. Turqia, Zvicra, Rusia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë vendet e tjera në pesë të parat. Mbi 77% nga kompanitë bullgare kanë interes drejt një bashkëpunimi me partnerët e huaj, që të mund të risin eksportin e vet. Biznesi bullgar ka interes kryesisht ndaj një partneriteti me kompani në fushën e makinave dhe të pajisjes – 43%, shërbimeve  – 26%, ushqimeve dhe pijeve – 24% dhe ndërtimit – 19%. Por, 2/3 nga kompanitë nuk i njohin kushtet për biznes dhe tregti në vendet , me të cilat duan të kenë biznes marrëdhënie, tregon akoma studimi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: