Home / Rajoni / Sot ka nisur zbatimi i emrit Republika e Maqedonisë së Veriut

Sot ka nisur zbatimi i emrit Republika e Maqedonisë së Veriut

Maqedonia do të fillojë zyrtarisht zbatimin e emrit “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Zbatimi do të nisë nga tabelat kufitare, deri tek ato të institucioneve dhe organeve të pushtetit qendror e lokal.

“Këto masa rregullojnë zbatimin e emrit të ri kushtetues, Republika e Maqedonisë së Veriut. Në përputhje me vendimet e qeverisë, ministritë përkatëse, organet shtetërore dhe institucionet, ndërmarrjet publike e shoqatat aksionare në kuadër të shtetit, në përputhje me afatin e paraparë për fuqizimin e amendamenteve do të detyrohen të bëjnë ndërrimin e tabelave në vendkalimet kufitare, përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, si dhe në hyrjet e institucioneve”, pohoi Mile Boshnjakovski, zëdhënës i qeverisë.

Ndryshimet që do të zbatohen, do të jenë në përputhje me ligjin për përdorimin e gjuhëve.

“Shqiptarët janë 20 për qind në nivel shtetëror. Në përputhje me ligjin për përdorimin e gjuhëve, të gjitha ndryshimet do të harmonizohen me dispozitat e ligjit”, tha më tej Mile Boshnjakovski, zëdhënës i qeverisë.

Qeveria do të formojë grupe pune, të cilat do të monitorojnë zbatimin e emrit Maqedonia e Veriut në të gjitha institucionet.

Organi ekzekutiv nuk ka konstatuar ende sa do të kushtojë zbatimi i emrit të ri nëpër tabelat e institucioneve, brenda dhe jashtë vendit. Ndërkohë, vendet anëtare të NATO-s kanë filluar me ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Bullgaria është vendi i parë që ka miratuar protokollin, ndërsa më 8 shkurt pritet që atë ta ratifikojë edhe Parlamenti i Greqisë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: