Kosova

Vuçiq pret ambasadorin britanik, i ankohet për Trepçën

Gjatë ditës së sotme, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Beograd, Denis Keefe.

Siç shkruajnë mediat serbe, në këtë takim Vuçiq me ambasadorin Keefe kanë biseduar për Kosovën e në veçanti për dialogun.

Sipas Vuçiqit, dialogu me Kosovën do të vazhdojë në momentin kur siç u shpreh ai, Kosova do ta shfuqizojë vendimin për taksën e vendosur për produktet serbe.

Vuçiq vendosjen e taksës e ka cilësuar si provokim, madje sipas tij, edhe Ligji për Statutin e “Trepçës” është një provokim i radhës nga Kosova dhe e ka cilësuar si sekuestrim të pronës serbe.

Vuçiq në këtë takim citohet t’i ketë thënë ambasadorit Keefe se Serbia është e angazhuar që të ruaj paqen dhe stabilitetin në rajon dhe e falënderoi ambasadorin për përkushtimin e Britanisë së Madhe.

Presidenti serb po ashtu siç bëhet e ditur e ka njoftuar ambasadorin britanik Keefe për dëmet që janë shkaktuar që nga vendosja e taksës si dhe rrezikimin e dialogut me Kosovën për shkak të taksës prej 100 për qind për mallrat serbe.

Ndryshe Kuvendi i Kosovës në seancën e 2 shkurtit miratoi Ligjin për Statutin e “Trepçës”.

Ndërkaq Serbia ka pezulluar dialogun me Kosovën që prej momentit kur Kosova ka vendosur taksën 100 për qind për mallrat e Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button