Home / Rajoni / Tsipras për marrëdhëniet me Turqinë: Duhet të ndërtojmë marrëdhënie të dobishme për popujt dhe rajonin tonë

Tsipras për marrëdhëniet me Turqinë: Duhet të ndërtojmë marrëdhënie të dobishme për popujt dhe rajonin tonë


“Turqia dhe Greqia për herë të parë gjatë krizës me refugjatë kanë treguar se mund të bashkëpunojnë për të luftuar një çështje ndërkombëtare, dhe se si fryt i kësaj ka dalë në pah marrëveshja Bashkimi Evropian (BE) – Turqi”

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka deklaruar se duhen ndërtuar marrëdhënie të dobishme për popujt dhe rajonin. 

Tsipras, para vizitës së tij që do ta zhvillojë në Turqi mes datave 5-6 shkurt, për Anadolu Agency (AA) vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve. 

Ai tha se Turqia dhe Greqia për herë të parë gjatë krizës me refugjatë në vitet 2015-2016 kanë treguar se mund të bashkëpunojnë për të luftuar një çështje ndërkombëtare, dhe se si fryt i kësaj ka dalë në pah marrëveshja Bashkimi Evropian (BE) – Turqi. “Si rezultat i kësaj kalimet ilegale dhe veçanërisht vdekjet në Egje janë zvogëluar në masë të madhe”, tha ai. 

Tsipras tha se në fushën e energjisë ka përparuar bashkëpunimi në lidhje me Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP) dhe Rrjedhën Turke, ndërsa vazhdojnë punimet për linjën hekurudhore Stamboll-Selanik, linjën detare Izmir-Selanik dhe zgjerimi i kufirit tokësor Ipsala-Kipi. 

Ai rreth marrëdhënieve bilaterale foli për dy periudha të ndryshme, edhe atë para dhe pas tentativës së grusht shtetit të organizatës terroriste FETO në vitin 2016. 

“Ministrat e jashtëm Kotzias dhe Çavuşoğlu derisa zhvillonin raundin e ri të bisedimeve kontrolluese, ishin duke u zhvilluar bisedime në lidhje me ndërtimin e besimit mes ushtarëve dhe pakësimin e tensioneve në Egje. Paralelisht me këtë, ministrat e jashtëm të cilët ishin fokusuar në çështjen e Qipros, ishin duke zhvilluar vizita të ndërsjella, ku për herë të parë u ulëm, diskutuam dimensionin e sigurisë së çështjes dhe u afruam drejt një zgjidhje”, u shpreh Tsipras. 

Ai më tutje rikujtoi se ka qenë një ndër liderët e parë që ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan dhe ka shprehur mbështetjen e hapur kundër grusht shtetit të vitit 2016. 

Ndërsa ai pohoi se pas kësaj marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar.

– “Marrëdhënia ime me Erdoğan bazohet në respekt dhe sinqeritet” 

Kryeministri grek rikujtoi se presidenti turk Erdoğan ka qenë presidenti i parë turk që ka vizituar Greqinë. 

Ai gjithashtu duke tërhequr vëmendjen se Greqia ka lënë pas krizën ekonomike, dhe se ka zgjidhur problemet e saj me fqinjët si “Maqedonia e Veriut” dhe Shqipërinë, theksoi se vendi i tij ka hapur faqe të re në vitin 2019. 

“Duhet të krijohen kushtet e nevojshme për hedhjen e hapave historike në marrëdhëniet turko-greke. Duhet të ndërtojmë marrëdhënie të dobishme për popujt dhe rajonin tonë, bazuar në respekt të ndërsjellë dhe në të drejtën ndërkombëtare”, theksoi Tsipras. 

“Marrëdhënia ime me presidentin Erdoğan bazohet në respekt dhe sinqeritet”, tha kryeministri grek duke folur për marrëdhëniet e tij me presidentin turk.

Tsipras në lidhje me çështjen e Qipros tha se duhet vazhduar të punojnë pavarësisht zhvillimeve si zgjedhjet, qoftë në Turqi ose Greqi. 

– “BE-ja duhet të bëjë gjithçka për të mbështetur Turqinë” 

Nga ana tjetër Tsipras tërhoqi vëmendjen se Turqia është duke strehuar 4 milionë refugjatë me të cilën ka marrë një barrë të madhe. “Kjo gjë duhet të shihet nga bashkësia ndërkombëtare dhe BE-ja duhet të bëjë gjithçka për të mbështetur fqinjin tonë”, u shpreh ai. 

Ai ndër të tjerat theksoi se procesi i azilkërkimit në Evropë ende përparon shumë ngadalshëm, dhe se vendi i tij është ndër më të shpejtit. 

“BE duhet të gjejë mënyrën për të rritur mbështetjen ndaj vendeve që më së shumti ndikohen nga fluksi. Ndërsa duhet të refuzojë axhendat që nuk përputhen me të drejtën evropiane ose parimet humanitare”, tha ai. 

Tsipras gjithashtu tha se do të vazhdojnë reformat në Greqi ndaj minoriteteve muslimane të vendit. 

Leave a Reply

%d bloggers like this: