Home / roze / Divorci, evolucioni dhe ritualet e çuditshme të shkurorëzimit në histori

Divorci, evolucioni dhe ritualet e çuditshme të shkurorëzimit në histori

Nga Steve Palace

Njerëzit janë të ndryshëm në gjithë botën. Por nëse ka diçka që është konstante në çdo vend, ato janë martesat e palumtura. Pavarësisht nëse ndodh për arsye romantike ose fetare (apo të dyja bashkë), vjen koha kur ndarja është e pashmangshme.

Sigurisht që nuk kjo është aq e thjeshtë. Një shumëllojshmëri kulturash, ka përdorur mjete të ndryshme për të mbërritur tek divorci. Për shembull, divorci nuk lejohet ende sot në Filipine (megjithëse vendi po i afrohet ligjërimit) dhe ka një “jo” absolute brenda Vatikanit.

Sa i përket shumicës së vendeve që e kanë të ligjëruar divorcin, ligjet e tyre janë prekur kohë pas kohe nga çështje tronditëse siç janë luftërat dhe intrigat historike. Kjo nuk ishte askund më e dukshme se sa në Anglinë e shekullit XVI, me sjelljet famëkeqe të Henrit VIII.

Sovrani anglez, donte që kreu i Kishës Katolike, Papa Klementi VII të anulonte martesën e tij me Katerinën e Aragonës. Anulimi nuk është saktësisht një shkurorëzim, por një argumentim se bashkimi në martesë nuk ishte i ligjshëm. Henri donte që martesa të anulohej, me arsyetimin e dobët se Katerina nuk mund të lindte një djalë.

Kur kërkesat e tij nuk u përmbushën, ai ndërmori atë lloj veprimi drastic, që u bë shenja dalluese e tij. Një artikull i revistës Smithsonian shkruan:”I vendosur të bënte bashkëshorten e tij Ana Bolenën, që ishte më e re dhe më e bukur, Henri i prishi marrëdhëniet me Romën më 1533, dhe e shpalli veten si kreun e kishës së re, Kishës së Anglisë”.

Si për ironi, institucioni i ri vazhdoi të ndalojë divorcin:”Jo vetëm që kisha e re e Henrit VIII u pozocionua kundër shkurorëzimit në asnjë lloj rrethane, por e tejkaloi Evropën Katolike sa i përket kufizimeve për anulimin e martesave… Rezistenca e Kishës Anglikane ndaj divorcit, ishte aq e madhe, saqë rruga e vetme për t’u divorcuar ishte nëpërmjet një akti të parlamentit”.

Qasja e Henrit ndaj lidhjeve të ndërprera ishte më e drejtpërdrejtë – në fund ai e ekzekutoi me prerjen koke Ana Bolenën. Faktori kryesor që ka formësuar ligjin e divorcit, ka qenë gjithmonë gjinia. Smithsonian Magazine shkruan se “për shekuj me radhë, divorci në Perëndim ishte një mjet kontrolli i burrave, nëpërmjet një korpusi ligjesh i dizajnuar të garantonte që një grua të

kishte një padron, ndërsa një burrë të mund të ishte shumë dashnore”.

Pas formimit të Kishës së Anglisë, një histori tronditëse doli nga shtëpia e Erlit të Kastëllhejvën, i cili besonte se “trupi i një gruaje i përkiste burrin e saj, për t’u përdorur siç e shihte ai të arsyeshme”. Në vitin 1631 detajet e krimeve të tij, u paraqitën përpara një jurie të madhe.

Këto përfshinin “mbajtjen e gruas së tij, teksa ajo përdhunohej nga një prej shërbëtorëve të tij”. Gjykata ishte dakord me Erl se gruaja ishte prona e një burri, por e dënoi atë më vdekje për një sjellje të tillë brutale dhe imorale.

Siç përmendet në Praktikën Ligjore Familjare të Kembrixhit, “martesa ishte e përjetshme, dhe divorcet qenë jashtëzakonisht të rralla.”Megjithëse, kisha do të miratonte herë pas here një divorc, që i mundësonte çiftit të jetonte i ndarë, nëse gjatë martesës kishte pasur shumë sjelle mizore, që pengonin rimartesën mes tyre”- thuhet më tej.

Më pak se 200 vjet më vonë, ndodhi një ndryshim i rëndësishëm në mënyrën se si divorcoheshin një burrë dhe një grua. Balanca ndryshoi me Aktin e Shkaqeve Martesore të vitit 1857 në Britani, ku çiftet mund ta çonin çështjen e tyre në Gjykatën e Lartë.

Burrat ishin në gjendje të “blimin mendjen e gjykatën për një divorc, bazuar tek ankesat e tyre ndaj bashkëshortes, që do të duhej të provoheshin … Gratë që donin të ndanin burrat e tyre, duhej gjithashtu të provonin një faktor rëndues të tradhtisë bashkëshortore, përdhunimit ose inçestit”.

Lufta e Parë Botërore, rezultoi vendimtare në dinamikën mashkull-femër, ndërsa gratë nisën të ndahen pasi burrat ndodheshin larg duke luftuar. Martesat u ndërprenë për shkak të luftës, në nivele që nuk ishin parë kurrë më parë në të gjitha segmentet e shoqërisë.

Zhozefina, gruaja e parë e Napoleonit, mori divorcin sipas Kodit të Napoleonit në vitin 1804. “Kisha dhe qeveria po shqetësoheshin gjithnjë e më shumë, për shkak se ligjet e divorcit nuk ishin më të përshtatshme për qëllimet e fisme. Çiftet e palumtura, do të nisnin për disa ditë më pushime bashkëshorten/in për të kryer tradhti bashkëshortore“.

Në vitin 1969, Ligji mbi Divorcin e largoi këtë çështje nga Gjykata e Lartë e Britanisë, dhe hodhi themelet për formën më të “civilizuar” të shkurorëzimit që njohim sot. Larg botës perëndimore, një ndarje shoqërohet me kufizime të ashpra në bazë të fesë, por ky nuk është gjithmonë rasti.

Në Islamin e vjetër, në shekullin XV-të, divorci ishte çuditërisht i zakonshëm. Në Egjipt, studiuesi i Lindjes së Mesme, Al-Sakhaui shqyrtoi praktikën e divorcit, dhe zbuloi se nga 500 gra egjiptiane dhe siriane të intervistuara, një e treta ishin martuar më shumë se një herë.

Vlen të përmendet se këto besime të lashta, janë ende shumë të rëndësishme sot.

Divorci ndalohej për gratë në Japoni midis shekujve XVII-XIX. Vetëm burrat kishin të drejtë të përpilonin një kërkesë për divorc. Nëse një grua ndodhej në një martesë seriozisht të keqe, ajo mund të kërkonte strehim në tempuj Shinto të divorcit, dhe vetëm pas disa vitesh qëndrimi atje mund t’i jepej divorci.

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: