MaqedoniaRajoni

Shekerinska-Krstiçeviq Kroacia ka industri mbrojtëse dhe potencial për bashkëpunim

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Damir Krstiçeviq i cili zhvilloi më 5 shkurt 2019 një vizitë zyrtare në Maqedoni, ku u prit nga Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë, Radmilla Shekerinska,  deklaroi se Kroacia do të vazhdojë t’i japë mbështetje Maqedonisë në rrugën e saj evropiane dhe se janë të gatshëm t’i ndajnë përvojat e tyre.

“Kroacia do të vazhdojë t’i japë mbështetje Maqedonisë në rrugën e saj evropiane dhe jemi të gatshëm t’i ndajmë me ju përvojat tona. Veçmas më vjen mirë që ambasada e Kroacisë në Shkup, gjatë vitit 2017/2018 ishte kontakti për NATO”, deklaroi Krstiçeviq.

Ai duke rikujtuar se Kroacia dhe Maqedonia janë shtete mike tha se bashkëpunimi mund të vazhdojë edhe në industrinë e mbrojtjes.

“Kroacia ka industri të jashtëzakonshme mbrojtëse dhe shohim potencial të madh për një bashkëpunim të ardhshëm në sferën e industrisë së mbrojtjes. Të gjitha marrëdhëniet mes dy ministrive dhe dy shteteve janë për avancimin e paqes dhe sigurisë në Evropën Juglindore dhe për këtë kapacitet të plotë për bashkëpunim”, theksoi Krstiçeviq.

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë, Radmilla Shekerinska deklaroi se gjatë viteve të fundit ka pasur mbështetje të madhe nga Qeveria e Kroacisë edhe në aspektin e çështjeve ushtarake, por edhe në ato politike.

“Kroacinë e kishim inspirim, na jepte mbështetje, megjithatë edhe në shembullin e Kroacisë shihnim se sa anëtarësimi në NATO ndikoi pozitivisht jo vetëm në stabilitetin por edhe në të gjitha proceset politike dhe sa anëtarësimi në NATO dha mbështetje edhe në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha Shekerinska. Para konferencës së përbashkët për media, ministri kroat i Mbrojtjes, Krstiçeviq dhe ministrja Shekerinska zhvilluan takim kokë më kokë, pas çka vijuan bisedimet e delegacioneve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button