Home / Sporti / Duka zgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

Duka zgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Duka ka arritur të zgjidhet në Komitetin Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Futbollit në punimet e Kongresit të 43-të të UEFA-s në Romë.

“Presidenti Duka ka arritur të zgjidhet në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s me 36 vota, duke marrë besimin e delegatëve të shumë federatave të mëdha evropiane për një mandat 4 vjeçar. Një arritje shumë e madhe kjo për Shqipërinë dhe futbollin shqiptar që ka arritur të kalojë kufijtë e përfaqësimit në institucionet më të rëndësishme evropiane sportive. Për herë të parë në histori, futbolli shqiptar do të përfaqësohet nga presidenti Duka në qeverinë e futbollit evropian”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Duka mban postin e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit që nga viti 2002.

Kujtojmë se në punimet e këtij kongresi, Aleksander Ceferin, është rizgjedhur si presidenti i UEFA-s për një mandat të dytë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: