Bota

Franca dhe Gjermania do të ndërtojnë avionin luftarak të gjeneratës së re

Franca dhe Gjermania kanë paguar këstin e parë në vlerë prej 65 milionë euro, që është hapi i parë drejt zhvillimit të gjeneratës së re të avionëve luftarakë.

Prodhuesi francez i avionëve Dassault Aviation dhe korporata evropiane e hapësirës ajrore Airbus do të ndërtojnë avionin i cili deri në vitin 2040 pritet të zëvendësojë avionin luftarak francez Rafale të prodhuesit Dassault si dhe avionin luftarak gjerman Eurofighter. 

Kontrata dyvjeçare, financohet nga të dy shtetet në mënyrë të barabartë. 

Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës, ishin të pranishëm edhe ministrja franceze e Forcave të Armatosura, Florence Parly dhe ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen. 

E përditshmja franceze Le Monde, shkruan se fluturimet e para testuese, do të bëhen në vitin 2025. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button