Home / Ekonomia / Tenderi për internet të shpejtë, vetëm Vodafone bën ofertë 7.4 milione euro

Tenderi për internet të shpejtë, vetëm Vodafone bën ofertë 7.4 milione euro

Vodafone Albania është kompania e vetme që ka paraqitur ofertë me vlerë 7.4 milionë euro në tenderin, që synon përmirësimin e cilësisë së internetit:  “Dhënia e të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 800 Mhz (792-862 mhz)”, ref. 1×10 Mhz i çiftuar-800-2018”.

Kjo ofertë do të vlerësohet nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).  Procedura e tenderit,  u zhvillua për 3  te drejta perdorimi për një vlerë totale prej 22.4 milionë euro, afati i parë i të cilës ishte shtatori, por që u shty disa herë.

Përdorimi i këtij brezi të frekuencave është në funksion të përmirësimit të cilësisë së ofrimit të shërbimit të komunikimeve elektronike për pajtimtarët si konsumatorë fundorë.  Këto frekuenca do të mundësojnë internet të shpejtë për zonat turistike, rrugët nacionale, urat, tunelet, zonat e largëta, por edhe në zonat ekzistuese ku ka shumë mbipopullim. Sipas burimeve nga AKEP, këto frekuenca më parë janë përdorur nga mediat me brez të gjerë, ndërsa tani kanë kaluar për operaorët, çka do të çojë në rritjen e shpejtësisë së transferimit të të dhënave edhe të internetit tuchpad.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare njoftoi se procedura e tenderit u zhvillua për dhënien e 3 (tre) të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 800 MHz (790-862 MHz), ku secila e drejtë përdorimi është bllok i çiftuar 10 MHz.

Sipas dokumentave të tenderit, procedura e tenderit u zhvillua me tre raunde, ku çmimi minimal për një të drejtë përdorimi për secilin raund është 7,440,000 (shtatë milion e katërqind e dyzet mijë) Euro.

Ofertuesi i paraqitur në këtë tender publik ishte shoqëria Vodafone Albania Sh.a.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave vijoi me hapjen e procedurës së tenderit, në prani të përfaqësuesve të operatorëve celuar dhe medias.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave procedoi me hapjen e ofertës ekonomike të paraqitur nga shoqëria Vodafone Albania Sh.a, nga ku rezultoi se ishte ofruar shuma 7,440,001 (shtatë milion e katërqind e dyzet mijë e një) Euro, për marrjen e një të drejte përdorimi.

Më pas, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave u tërhoq për verifikimin e dokumentacionit ligjor, ekonomik e teknik, shoqërues të ofertës të paraqitur nga shoqëria Vodafone Albania sh,a, për një të drejtë përdorimi, për raundin e dytë.

Bazuar në dokumentat e tenderit, pas verifikimit të dokumentacionit, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, do të paraqesë raportin përmbledhës përpara Këshillit Drejtues të AKEP, për vendimarrje të mëtejshme.

AKEP, ka bindjen se ky proces do ti hapë rrugën investimeve të operatorëve për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të tyre dhe mundësinë e aksesit në to, për të gjithë përdoruesit e shërbimeve të komunikimeve elektronike, thuhet në njoftimin për shtyp.

Leave a Reply

%d bloggers like this: