Ekonomia

Arrihet Marrëveshja me Aarabinë Saudite për eleminimin e taksimit të dyfishtë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, të karakterit ekonomik. Një takim shumë i rëndësishëm është vlerësuar ai me Ministrin e Financave, Mohammed bin Abdullah Al-Jadaan, ku u shqyrtuan aspektet e bashkëpunimit financiar dhe ekonomik mes dy vendeve, dhe diskutuan një numër çështjesh me interes të përbashkët dhe mjetet për t’i forcuar ato.

Gjatë këtij takimi u arrit nënshkrimi i Marrëveshjes për eleminimin e taksimit të dyfishtë, çka nënkupton më shumë bashkëpunim mes komunitetit të biznesit dhe nxitjes së investimeve të huaja.

Për të krijuar një klimë të favorshme për biznesin e sidomos atë të huaj, qeveria shqiptare zbaton Marrëveshjet e eleminimit të taksimit të dyfishtë me 41 vende të ndryshme.

Marrëveshja e heqjes së taksimit të dyfishtë edhe me Arabinë Saudite pritet të rrisë bashkëpunimin mes dy vendeve në fusha të ndryshme të ekonomisë, si dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare.

Ministrja Denaj është pjesë e delegacionit qeveritar që po zhvillon një vizitë zyrtare dy ditore në Arabinë Saudite.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button