Home / Politika / Meta, takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo

Meta, takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo

Presidenti Ilir Meta u takua sot me Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo, gjatë mëngjesit të Lutjeve në Uashington.

Kreu i shtetit shprehet se gjatë takimit folën për partneritetin mes dy vendeve.

“Shumë i lumtur të isha sot në krah të Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, gjatë Mëngjesit të Lutjeve në Uashington. Folëm për partneritetin e shkëlqyer të dy vendeve tona dhe rëndësinë e forcimit të sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane”, thekson presidenti Meta.

Presidenti Meta po zhvillon ditët e fundit një vizitë zyrtare në SHBA.

Leave a Reply

%d bloggers like this: