Ekonomia

Ja 19 mallrat më të importuar në vend

Shporta e 19 mallrave më të importuar në Shqipëri vijoi edhe në vitin 2018 të dominohej nga nafta, cigaret, metalet, automjetet, plastika veshjet, ushqimet, kimikatet, elektroshtepiaket etj.  Sipas të dhënave zyrtare nga Doganat që i përkasin periudhës janar-nëntor 2018 produkti më i importuar në vend për nga vlera ishin karburantet, prej të cilave u volën 33,9 miliardë lekë të ardhura.

Arkëtimet nga zhdoganimet e naftës kanë një rol të rëndësishëm në arkën e shtetit pasi ato zënë rreth 23 për qind të totalit te të ardhurave doganore.

Cigaret ishin produkti i dytë më i importuar, nga zhdoganimi i të cilave u arkëtuan 19 miliardë lekë, duke kontribuar me rreth 13 për qind të totalit te të ardhurave.

Më tej importi i metaleve kontribuoi me 8.3 miliardë lekë ne të ardhurat doganore.

Plastika  ishte produkti i pestë më i importuar gjatë 2018 me rreth 5,6 miliardë lekë pagesa taksash dhe tarifash. Më tej artikujt më të importuar të 2018 ishin materialet e ndërtimit, gazi, birra, veshjet.

Taksat e paguara në doganë nga importuesit e birrës ishin 2.1 miliardë lekë ose 1.4 për qind e totalit.  Ndërsa shihet se fruta perimet u renditen ndër 14 produktet më të importuara në vend. Edhe pse tarifat ndaj tyre janë ulur ndjeshëm, autoriteti doganor arkëtoi 2 miliardë lekë për zhdoganimit të tyre. Tregu shqiptar pati vështirësi këtë vit të furnizohet nga prodhimi vendas për shkak se fermerët reduktuan sipërfaqet e mbjella.

Sipas të dhënave të INSTAT  importi i frutave dhe perimeve u rrit me 8 për qind gjatë vitit 2018, teksa eksportet ranë për herë të parë në këto vitet te tranzicionit me 1 për qind.

Gjithashtu doganat volën rreth 5.4 miliardë lekë nga zhdoganimi i veshjeve dhe këpucëve.

Në vitin 2018 importet e mallrave arritën gjithsej vlerën 641 miliardë lekeve, duke u rritur me 2,4 %, krahasuar me 2017. Deficiti tregtar arriti vlerën 331 miliardë lekë, duke pësuar ulje vjetore 6,3 %.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button