Home / Bota / Ministri rus i Mbrojtjes sot në Ankara për të diskutuar mbi Sirinë

Ministri rus i Mbrojtjes sot në Ankara për të diskutuar mbi Sirinë

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoygu, do të arrijë sot në Turqi për të diskutuar mbi Sirinë me homologun turk Hulusi Akar, njoftuan burime të Ministrisë turke të Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftuan burimet, Shoygu do të arrijë në Ankara si i ftuar i ministrit turk Akar.

Dy ministrat pritet të diskutojnë zhvillimet në Siri para samitit trepalësh që do të mbahet në Soçi, gjendja në rajon, në veçanti në Idlib si dhe zhvillimet në terren.

Leave a Reply

%d bloggers like this: