Home / Politika / Angjeli për KLSH-në?!, Meta: Propozimet e mija synojnë forcimin e ligjit, jo sundim të shumicave

Angjeli për KLSH-në?!, Meta: Propozimet e mija synojnë forcimin e ligjit, jo sundim të shumicave

Z.Angjeli është doktor i fushave ekonomike. I plotëson të gjitha kriteret” u shpreh kreu i Komisionit të Ligjeve, Ylsi Manja pak ditë më parë duke lënë të kuptohet se Anastas Angjeli do jetë kandidatura e tretë për postin e KLSH-së.

Por në lidhje me këtë temë u pyet sot edhe Presidenti Meta.

Mazhoranca ka rrëzuar dy kandidaturat e Presidentit të Republikës për kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Është përfolur se Anastas Angjeli mund të jetë në këtë post. A do të jetë ai kandidatura e tretë e Juaja?

Presidenti Meta: Unë jam i bindur që të gjitha zgjidhjet dhe propozimet e Presidentit të Republikës synojnë forcimin e institucioneve të pavarura, dhe gjithmonë këtë gjë do të synojnë. Synojnë forcimin e sundimit të ligjit në vend dhe jo të sundimit të shumicave.

Deklarata e Presidentit u bë në një prononcim për gazetarët paraditen e sotme, pasi mori pjesë në konferencën e organizuar nga INFOÇIP me temë “Marrëdhëniet e Punës dhe Shqyrtimi Gjyqësor”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: