Ekonomia

Brukseli për bankat në Shqipëri – “Të mirëkapitalizuara. Kreditimi mirë te familjarët, dobët te biznesi”

Në raportin më të fundit për vendet kandidate për t`iu bashkuar unionit, Komisioni Europian merr në analizë të gjithë ekonominë shqiptare si dhe sektorët e veçantë.

Kur vjen çështja te politikat monetare, krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian e vë theksin te zhvillimet kryesore, si forcimi i Lekut kundrejt Europës me rreth 7% në krahasim me vitin paraardhës, si dhe te politikat monetare ultra-lehtësuese të Bankës Qendrore.

Ndër të tjera, Brukseli sqaron se, Banka Qendrore ka implementuar standardin e Basel III duke e vendosur normën e kapitalit minimal për bankat në 12%. Sa i përket sektorit bankar në tërësi, raporti nënvizon faktin se është i mirëkapitalizuar, me normën minimale të kapitalit në 18.2%, pra bindshëm përtej nivelit të kërkuar nga Banka e Shqipërisë.

Sa i përket kredive, mes rreshtave thuhet se normat e interesit për familjarët kanë vijuar të qëndrojnë pranë nivelit rekord të ulët historik.

Për kreditë në Lekë variojnë në 7% në muaj mesatarisht, 0.3 pikë përqindje poshtë nivelit të vitit paraardhës, thotë Komisioni Europian.

Për biznesin, normat mesatare fiksohen në 6.5%, 0.1 pikë përqindje poshtë nivelit të 2017-ës. Komisioni Europian vë theksin edhe te rënia e kreditimit në të gjithë sektorët, përveç atij të manifakturës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button