Home / Ekonomia / KE: Shqipëria me rritje të investimeve të huaja direkte

KE: Shqipëria me rritje të investimeve të huaja direkte

 Flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte në Shqipëri u rritën sërish krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Raporti i performancës ekonomike të publikuar së fundi nga Komisioni Europian e rendit Shqipërinë me tregues në rritje përsa i përket flukseve të investimeve të huaja, por edhe të komponentëve të tjerë të rëndësishëm që kontribuojnë në performacën e përgjithshme të ekonomisë së vendit.

“Flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte, mbetën burimi kryesor i financimit të deficitit të llogarisë korente me një raport mbulimi prej 121% deri në shtator 2018. Ndërkohë që borxhi i jashtëm bruto u pakësua në tremujorin e tretë në 8 miliardë euro, që korrespondon me 66,2% të PBB-së”, citon raporti i KE. 

Në këtë kontekst, vijon më tej analiza ekonomike e Komisionit Europian, edhe rezervat valutore në Shqipëri u rritën përsëri me 17,4% në vlerën 3.35 miliardë euro që  korrespondonin me 6,7 muaj importe mallrash dhe shërbimesh.

Leave a Reply

%d bloggers like this: