Home / Politika / KQZ shpërndan 190 milionë lekë për partitë politike, ja sa marrin 6 forcat politike

KQZ shpërndan 190 milionë lekë për partitë politike, ja sa marrin 6 forcat politike

 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë sot vendime të rëndësishme ku vendosi dhe shpërndarjen e 190 milionë lekë për partitë politike.

Në mbledhjen e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shqyrtoi raportet e audituesve mbi verifikimin e veprimeve në bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, për periudhën dhjetor 2018 – janar 2019, si dhe vendosi që gjetjet dhe rekomandimet e auditëve t’i përcillen Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Po ashtu, KQZ shqyrtoi projektvendimin, për shpërndarjen e fondeve vjetore, partive politike për vitin 2019 si dhe vendosi të shpërndajë fondin 190 milionë lekë, partive politike për vitin 2019 si më poshtë:

1) Partia Socialiste e Shqipërisë – 86.065.992 lekë

2) Partia Demokratike e Shqipërisë – 52.808.975 lekë

3) Lëvizja Socialiste për Integrim – 27.160.224 lekë

4) Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet – 10.107.290 lekë

5) Partia Socialdemokrate e Shqipërisë – 7.286.685 lekë

6) Lista e Barabartë – 6.570.833 lekë

Gjithashtu, KQZ shqyrtoi projektvendimin, për miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore për zgjedhjet për organet e qeverisjes si dhe vendosi vendosi miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore për zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, të datës 30 qershor 2019.

Në fund, KQZ vendosi njoftimin e këshillit bashkiak Berat, për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit të listës shumemërore të subjektit “Partia Lëvizja Socialiste për Integrim”, Florenc Napolon Qafa, për plotësimin e vendit vakant në këshillin bashkiak.

Leave a Reply

%d bloggers like this: