Home / Kryeartikull / Oferta për aleatët, njësoj si para çadrës!

Oferta për aleatët, njësoj si para çadrës!

Mero Baze

Partia Demokratiku u ka ofruar aleatëve të vet kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale, në shkëmbim të mbështetjes së strategjisë së PD, për të mos hyrë në zgjedhje lokale.

Ajo që në pamje të parë duket si ofertë për ndarje zonash, është në fakt ofertë për të mbështetur PD, në qëndrimin për të mos hyrë në zgjedhje, nëse nuk plotësohen kushtet e saj.

Propozimi themelor I Bashës nuk ka të bëj me oferta për zona të lira për kandidatë të përbashkët, pasi parti të tilla të vogla si Demokristianët, Republikanët apo parti e Dash Shehit, nuk kanë peshë të tillë, që mund të fitojnë ndonjë bashki dhe sikur ti mbështes PD.   Biles dhe Dlja që ka një zonë minoritare në Dropull apo Sarandë, është më I dobët se Vangjel Tavo në Dropull apo Mega në Sarandë.

E vetmja që mund të marrë zona të lira është LSI dhe ajo nën rrezikun që zemërimi I PD lokale, ndaj kandidatit të saj, ta dështoj fitoren.

Thelbi I ofertës është  taktika që Basha ti mbaj të bashkuar deri javën e fundit të fushatës aleatët, që të mos I relativizojnë betejën për mos hyrje në zgjedhje.

Është pak a shumë taktika që ndoqi në vitin 2017, kur aletëve të vegjël u premtoi vende në lista me kusht që ata të mbështesnin çadrën dhe më pas marrëveshjen me Ramën.

Tani po përsëritet e njëjta skemë.

Basha duket se e ndjen realisht rrezikun e përçarje së aleatëve para fillimit të fushatës për shkak të injorimit që ai ju ka bërë kërkesave të tyre për ndryshime në kodin zgjedhor dhe shmangia e debatit për reformën zgjedhore.

Nga ana tjetër, të njëjtët aleatë kanë kundërshtuar bojkotin e zgjedhjeve, apo diegien e mandateve.

Në këto kushte Basha ka ndryshuar vetëm terminologjinë e bojkotit, duke bërë sikur po u ofron diçka për një qëllim që në fakt nuk është deomos dhe I tye. Oferta me kusht për qeveri teknike për zgjedhje lokale, është një ofertë për bojkot, por e thënë me fjali të tjera, pasi Basha nuk ka asnjë mekanizëm ta detyroj qeverinë të dorëhiqet përveç mandateve.

Ai thjeshtë nuk do që aleatët ta lënë të vetëm disa muaj para zgjedhjeve, me shpresë se do ti gënjej ditën e fundit si dy vjetë më parë. Dhe tek Basha, shpresa për të gënjyer dikë përsëri, vdes e fundit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: