Ekonomia

Drafti për KLSH-në, debate në komisionin e Ekonomisë

Brace-320x242Kontrolli i Lartë i Shtetit pritet të zgjerojë kompetencat dhe ushtrimin e kontrolleve të detajuara si mbi buxhetin, ashtu dhe mbi partitë politike se si i shpenzojnë fondet shtetërore. Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave diskutoi të hënën nen për nen projektligjin për Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Diskutimi i këtij drafti në komision është shoqëruar me debate mes kreut të komisionit Erjon Braçe dhe kryetarit të KLSH-së, Bujar Leskaj, në lidhje me funksionimin e këtij institucioni, në rast shkeljeje ligjore apo arrestimi. Kjo, sipas Braçes, për të mos hasur në ngërçin e krijuar pas situatës së fundit me institucionin e Bankës së Shqipërisë. Por kreu i KLSH-së, Leskaj i ka sugjeruar kreut të komisionit të Ekonomisë se nëse do rregullime për këtë gjë, duhet ta bëjë për të gjitha institucionet.
Sipas këtij drafti, vetëm me urdhër të Gjykatës Kushtetuese, do të mund të merren masa arresti kundër kreut të KLSH. “Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit gëzon imunitet për mendimet e shprehura dhe vendimet e marra në ushtrim të funksioneve të tij. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk mund të arrestohet apo t’i hiqet liria në çfarëdo formë apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese, përveçse nëse kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi”, thuhet në draft.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button