Arte

Apolloni boton eseistik “Mesjeta ime”

“Mesjeta ime” mund të cilësohet si autobiografi narrative-eseistike, ku ka shumë dëshpërim, shumë marrëzi, shumë maska dhe shumë pikëllim.

Doli nga shtypi libri me ese autobiografike “Mesjeta ime” i autorit Ag Apolloni. Titulli i librit i referohet moshës së autorit, sipas konceptit biblik, dhe mjedisit në të cilin jeton ai. 

Duke e parë realitetin tonë socio-politik si një lloj mesjete të re, Apolloni i rikontekstualizon konceptet mesjetare nëpër kapitujt që mbajnë tituj latinisht: Obscura, Vulgus, Doctrina, Pelegrin, Allegoria, Persona, Schisma, Templarius, Inquisitio dhe Memento. Siç shihet nga titujt, këtu preken dukuri të aktualitetit, nga lindja deri te vdekja, nga familja deri te qeveria, nga inkuizicioni virtual deri te ekstremizmi fetar, nga fryma e vendit deri te forma e shoqërisë. 

Të gjitha këto jepen nëpërmjet një narracioni eseistik personal, prandaj edhe nëntitulli i librit është “confessiones”, çka tregon se autori, siç e thotë në parathënie, në këtë libër rrëfen ankthet e tij para lexuesit.

“Mesjeta ime” mund të cilësohet si autobiografi narrative-eseistike, ku ka shumë dëshpërim, shumë marrëzi, shumë maska dhe shumë pikëllim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button