Home / Kronika / Operacioni antidrogë “Lulet e pranverës”, arrestohen 27 persona. Shumica janë shqiptarë

Operacioni antidrogë “Lulet e pranverës”, arrestohen 27 persona. Shumica janë shqiptarë

Që nga orët e para të mëngjesit, më shumë se 100 karabinierë të Komandës Rajonale të Leçes dhe Shërbimit Qendror të Hetimit të Krimit të Organizuar në Romë dhe Guardia di Financës janë angazhuar në një operacion të madh antidrogë në Itali dhe Shqipëri.

Në total, 27 persona kanë përfunduar në pranga, prej të cilëve 21 shqiptarë dhe 6 italianë, përgjegjës për bashkëpunim në krim, finalizuar me prodhim dhe trafik ndërkombëtar substancash narkotike.

Hetimet gjatë thuajse dy vitesh kanë bërë të mundur që të identifikohen dhe kapen pjesëtarët e 4 grupeve kriminale italo-shqiptare me baza operative në provincën e Leçes dhe degë në rajonet e tjera italiane, Kalabri, Toskana, Emilia Romanja, Siçili, Liguria dhe Lombardi, të gjithë përgjegjës për trafik ndërkombëtar droge, posedim dhe futje në territor italian të armëve dhe municioneve ushtarake.

Leave a Reply

%d bloggers like this: