roze

200 mijë $ për një skenë nudo

lenna-GOTProducentët e serialit ‘Game of Thrones’ kanë shpenzuar 200 mijë dollarë për të xhiruar një skenë nudo të aktores Lena Headey.

41-vjeçarja, e cila interpreton Cersei Lannister, tregon gjithçka në një episod të serialit. Skena e xhiruar në Kroaci është e tillë: personazhi del nga një kishë krejtësisht nudo dhe ecën nëpër qytet.

Kostoja e lartë e kësaj skene vjen për faktin se është dashur të shtohet stafi. Sipas TMZ-së, ka pasur më shumë se 200 roje në sheshxhirim. Gjithashtu, nuk është lejuar përdorimi i celularëve.

Mësohet se vetëm 4 anëtarë të stafit kanë qenë të pranishëm në skenën nudo të Lenës dhe për më tepër kanë nënshkruar kontrata konfidencialiteti që në rast shkeljeje do u kushtojnë rreth 300 mijë dollarë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button