roze

“Pse nuk pranova rolin e Christian Grey”

hunnam-charlieIshte i përzgjedhuri për të interpretuar Christian Grey-n në përshtatjen kinematografike të librit ‘50 Shades Of Grey’, por Charlie Hunnam u tërhoq nga ky rol pasi “nuk e përballonte dot”.

“Bëra një gabim amatoresk kur e pranova. Mendova se mund ta përballoja, por nuk munda. Më vjen keq për regjisoren (Sam Taylor-Johnson) pasi e adhuroj dhe i kisha premtuar se do e bëja këtë film. E vura veten dhe studion në pozitë të keqe”, tha 34-vjeçari për ‘Entertainment Weekly’.

Ai shpjegoi se u tërhoq nga roli për arsye emocionale: “Vitin e kaluar më iku mendja. Kisha disa probleme personale. Më pas, vendosa të blija një fermë dhe në të njëjtën kohë pranova çdo rol që më ofrohej. Pata një bllokim mendor dhe u tërhoqa nga gjithçka, përfshi edhe blerjen e fermës.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button