Politika

Basha nga Burreli për protestën më 16 shkurt: E pandalshme deri në përmbushje të misionit!

Protesta e opozitës e thirrur në 16 shkurt në Tiranë, pritet të jetë e pandalshme deri në përmbushje të misionit të saj. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Burrel ftoi qytetarët për pjesëmarrje masive, duke theksuar rëndësinë për të qëndruar, deri në largimin e Kryeministrit, dhe krijimin e një qeverie tranzitorë që do t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Kreu demokrat e konsideron bashkimin e shqiptarëve kundër qeverisë, një reagim europian dhe kushtetues. Basha tha se beteja kundër asaj që cilëson bandën e hajdutëve të pasurisë dhe votave të shqiptarëve, është vendimtare për zhvillimin e vendit dhe të ardhmen e tij europiane.

Në takimin me qytetare, Basha prezantoi projektin e opozitës për nxjerrjen e vendit nga kriza ekonomike.

Kreu demokrat tha se implementimi i platformës së demokratëve, do të bëhet i mundur pas çlirimit të institucioneve nga krimi dhe mafia, përmes institucionit të votës së lirë.

“Kjo qeveri ka vjedhur votat, sic e tregoi VOA nga përgjimet e dosjes 339.  Në Unazë nisën të prishin shtëpitë e njerëzve për të vjedhur 18 milionë që do t’i merrte DH Albania, e cila nuk ekziston fare.  OSHEE do t’i jepte 12 milionë euro të tjera po kësaj kompanie që nuk ekziston fare.  Në mes të Tiranës u kapën me vjedhjen 200 milionëshe të Teatrit.” – u shpreh në Burrel Kryetari i opozitës.

Me 16 shkurt do t’i japim fund kësaj qeverie bandite. Të shtunën miqtë e mi mos harroni  se në anën tjetër të gardhit të policëve është kryehajduti që është kapur duke vjedhur lekët tuaja, paratë tuaja. Kurrë populli pas 16 shkurtit nuk do të këtë frikë qeveritë, por qeveritë do ta kenë frikë atë. Të mos largohemi nga sheshi pa larguar sistemin e kalbur që iu vjedh çdo ditë. Një ditë e re do të agojë pë shqiptarët.”, tha Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button