Kosova

Haradinaj: Taksa s’hiqet, nuk dua të jap dorëheqje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje nga posti që mban, teksa ka ripërsëritur qëndrimin e tij se taksa prej 100 për qind, e vënë nga Qeveria e tij, ndaj mallrave nga Serbia dhe nga Bosnja e Hercegovina, nuk do të hiqet derisa këto dy vende ta njohin Kosovën shtet të pavarur e sovran.

Haradinaj ka thënë në “Rubikon” të KTV’së se pezullimi i taksës ndaj produkteve nga Serbia e Bosnja e Hercegovina nuk është opsion.

Ai ka theksuar se qëndrimi i tij është i paluhatshëm dhe se masa ndaj Serbisë e Bosnjës e Hercegovinës nuk do të hiqet deri në njohjen e Kosovës nga to.

Haradinaj ka thënë është i hapur për çfarëdo zgjidhje, e cila do të ishte në dobi të vendit, madje edhe për qeveri gjithëpërfshirëse, por ka hedhur poshtë mundësinë e dorëheqjes.

“Shkuarja në zgjedhje, që e kërkon opozita, që është legjitime… shkuarjes në zgjedhje duhet t’i prijë një mocion. S’ke se si shkon në zgjedhje ndryshe”, është shprehur ai.

“Unë nuk po dua të jap dorëheqje. A e dini pse? Se mendoj se kam të drejtë në vendimet dhe qëndrimet që kam marrë për këtë vend”, ka deklaruar Haradinaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button